Truprojat nxjerrin me dhunë studentin që guxoj ti përplaste disa të vërteta kryeministrit

Studenti Emiljando Kita, i cili i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama dje gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë është nxjerrë me forcë nga salla.

Ai shprehet se menjëherë pas replikave me Ramës, është shoqëruar në polici, duke shtuar se është nxjerrë me dhunë. Studenti thotë se Lëvizja e Universitetit do të organizojë protestë, pasi sipas tyre nuk është respektuar asnjë pikë e paktit për Universitetin.

“Pas replikave me kryeministrin, më shoqëruan në polici. Kishte disa studentë, folën pas radhës. Policia më nxori me dhunë pasi iu drejtova kryeministrit.

Problemi kryesor është shkatërrimi i demokracisë. Nuk është respektuar asnjë pikë e paktit për Universitetin. Lëvizja e Universitetit do të organizojë protestë”, u shpreh studenti Emilajndo Kita për mediat.

Incidenti ndodhi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë.

Teksa kreu i qeverisë po fliste lidhur me kushtet e reja ku po punojnë ‘bluzat e bardha”, një nga të pranishmit në sallë ka ngritur zërin duke i thënë Ramës së në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment