Viti i ri me pamje si në ’97-në.

Fishekzjarret qysh nga incidenti i një vit më parë që çoj në humbjen e gishtave të një efektiveje së policisë në krye të detyrës janë shpallur te ndaluara, një vendim arbitrar dhe amatoresk të një shteti që atë që nuk di të kontrolloj dot e shpall të paligjshme,  Por kjo nuk ka ndaluar shumë shqiptar nga e gjithë shqipëria të cilët demostruan natën e ndërrimit të viteve në rrugë arsenalin e tyre me armë dhe municione pa u shqetsuar nga ligji. 

Të shumta kanë qenë fotot dhe videot e dërguara në redaksin e JOQ të shumë te rinjve që pozojnë me armë të llojeve të ndryshme. Pamje këto tronditëse dhe shumë shqetësuese për një vend si shqipëria që të jep përshtypjen sikur është në gjëndje lufte.Ky është realiteti i shqipërise nën hijen e policisë së shtetit, e cila ka dështuar në menyrë spektakolare në garantimin e sigurisë fizike të qytetarëve të saj.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment