Whatsapp nuk do ofroj më shërbimin e saj në pajisjet e vjetra

Whatsapp është platforma me popullaritetin më të madh në fushën e komunikacionit nëpërmjet mesazheve në botë me qindra milion përdorues, por duket se disa prej tyre nuk do mund të përdorin më sherbimin e kësaj të fundit për arsye se nuk do ofrohet më për pajisje Android dhe Ios të versioneve të vjetra, si edhe për ato pak përdorues të windows mobile.

Kompania ka lajmëruar se nga data 31 dhjetor 2019 sherbimi nuk do ofrohet më per telefonat me sistem windows mobile. Kështu do ndodhi edhe më 1 Shkurt 2020 me telefona android që kanë të instaluar versionin 2.3.7 si edhe Iphone me sistem ios 8 ose me te vjetër.

Kështu Whatsapp do vazhdoj të funksionoj për telefona:

  • Android me os 4.0.3 +
  • Iphone me ios 9+
  • Telefona me kaios 2.5.1+

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment