Zjarrët përshfijnë Australin banorët dalin në breg

Në anën tjetër të botës, në Australi temperaturat janë shumë të larta. Situata në këtë vend nuk është aspak e mirë.

Raportohet se me mijëra persona po i ikin nga banesat e tyre prej zjarreve dhe po shkojnë pranë bregut të detit.

Sipas mediave ndërkombëtare një zjarr i madh në qytezën Mallacootas është afruar shumë afër shtëpive. Banorët janë të tmerruar në këtë ditë e cila duhet të ishte festive.

Së fundmi është raportuar se nga flakët e zjarrit kanë ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë. Numri i personave që kanë ndërruar jetë prej zjarreve në Australi ka shkuar kështu, në 13 sipas mediave të huaja.

Po ashtu shumë  qendra për pushime në mes të Sidnejt dhe Melburnit janë bllokuar për shkak të zjarreve.

Mund të ju interesojnë

Leave a Comment